TKKK: Çdo 2 minuta një grua diagnostikohet me karcinomë të gjirit, çdo 13 minuta vdes

TKKK: Çdo 2 minuta një grua diagnostikohet me karcinomë të gjirit, çdo 13 minuta vdes

21 tetor 2017 11:01

Task Forca Kosovare për Kontroll të Kancerit nesër përmes një aktiviteti të zhvilluar në Prizren shënon muajin botëror për luftë kundër kancerit të gjirit.

Duke e zhvilluar konceptin e “Rolit të artit në rehabilitimin e pacientëve me kancer”, TKKK ka bërë të mundur që një numër i vullnetarëve – paciente që tashmë e kanë mundur këtë sëmundje të takohen në Prizren.

Sipas një njoftimi të TKKK, Me përkrahjen e Prof. Zake Prelvukaj në cilësinë e piktores këto gra përmes pikturimit do t’i shprehin emocionet e tyre dhe përmes ngjyrave në pëlhure do ta prezantojnë një pjesë shumë të rëndësishme emocionale të tyre.

“Duke konsideruar faktin që karcinoma e gjirit është karcinoma më shpesh e diagnosikuar tek femrat si dhe shkaktari i dytë i vdekjes tek femrat, TKKK ka për qëllim që përmes kësaj fushate t’u mundësojë të mbijetuarve një formë të socializimit. Nga ana tjetër, bazuar në të dhënat ndërkombëtare, çdo 2 minuta një femër diagnostikohet me karcinomë të gjirit dhe çdo 13 minuta një grua vdes nga kjo sëmundje, shifra këto alarmante që e obligojnë rritjen e vetëdijësimit qytetar edhe përmes fushatave si kjo e sotmja. Të gjitha pikturat që do të realizohen nga këto evente do t’iu dhurohen institucioneve kosovare si Kryeministrisë dhe Ministrive të tjera me qëllim të rritjes së vetëdijësimit të këtyre institucioneve në luftën kundër kancerit dhe stimulimit për ndërmarrjen e hapave konkretë”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet është mbështetur nga Roche

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme