Arbëri

Pesë ditët e ardhshme mot i vranët dhe me diell

IHMK përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se në pesë ditët e ardhshme Kosova do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ngritur atmosferik.

“Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat tri ditët e para të javës vende-vende do të shoqërohen me reshje të intensitetit të dobët”, thotë IHMK, transmeton Koha.net.

Më tutje thuhet se temperaturat minimale do të lëvizin nga -1 deri 4 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 8-14 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe më pas nga dita e enjte era do të ndryshoj kahun në drejtim të jug perëndimit shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 7m/s.