Ministrat e PDK-së duan kontroll mbi donacionet

Ministrat e PDK-së duan kontroll mbi donacionet

21 tetor 2017 07:30

Në mbledhjen e Qeverisë është shtruar kërkesa për kontroll të donacioneve që Kosova i siguron nga jashtë. Çështja është problematizuar nga anëtarët e kabinetit qeveritar nga radhët e PDK-së, shkruan sot Koha Ditore.

“Mendoj që në fund të vitit duhet ta kemi një debat më strategjik për atë se nga duhet të lëvizin donacionet, të cilat i jepen Kosovës”, ka thënë zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, i cili është zëvendëskryetar i PDK-së. “E kam një bindje të plotë, e cila mund të mbështetet në shumë fakte, se një pjesë e donatorëve sillen në raport me Kosovën sikur Kosova të ishte ende në kohën e UNMIK-ut, apo sikur të ishte edhe më tutje në mbikëqyrje ndërkombëtare”.

Mbi këtë çështje, Ekzekutivi i vendit ka diskutuar kur në rend dite është vënë Raporti vjetor mbi aktivitetet e donatorëve për vitin 2016, pas prezantimit të të cilit ka reaguar Hoxhaj.

Mbështetur në këtë dokument, numri i përgjithshëm i donatorëve nga viti raportues ka qenë 24, ndërsa shuma e përgjithshme monetare e asistencës ka qenë 174 milionë euro. Rreth 57 milionë euro nga kjo asistencë ofruar për Kosovën kanë shkuar në fushën e sundimit të ligjit, reformës së sektorit të drejtësisë, reformës ligjore, e të tjera...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme