DailyMail: ‘Hero muskuloz’ shqiptari i trajnuar në ushtrinë greke që shpëtoi një grua në Londër

DailyMail: ‘Hero muskuloz’ shqiptari i trajnuar në ushtrinë greke që shpëtoi një grua në Londër

20 tetor 2017 20:53

Tabloidi britanik DailyMail, e ka quajtur ‘hero muskuloz’ shqiptarin Genc Gestila, i cili shpëtoi një grua tek po mbytej në lumin Thames në perëndim të Londrës.

Në fakt, DailyMail më pas shkruan edhe për jetën e 21-vjeçarit, i cili kishte shërbyer për nëntë muaj si ushtar në ushtrinë greke, transmeton Koha.net.

Madje atë e krahasuan edhe me aktorin e famshëm Daniel Craig në rolin e James Bond.

Teksa Gestila po pinte në një bar me disa shokë të tij, pa një grua tek po mbytej në lumë. Nuk nxitoi fare dhe shkoi ta ndihmonte atë, të cilës edhe i shpëtoi jetën.

Ka thënë se gruaja ishte në gjendje të keqe kur e ndihmoi dhe se ajo nuk dinte të notonte, por të cilën arriti ta nxjerrë nga uji.

“Muskulozi me origjinë shqiptare por një shtetas grek, thotë se trajnimi i tij në ushtrinë greke e përgatiti atë për këtë akt heroik”, shkruan DailyMail, transmeton Koha.net.

Madje edhe policia që kishte shkuar në vendin e ngjarjes e konsideronin Gestilën si një hero të vërtetë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme