Këshilli Gjyqësor, Këshilli Prokurorial dhe Ambasada Norvegjeze në Kosovë, kanë inauguruar Qendrën e re të të dhënave të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës.
Në inaugurim kanë marrë pjesë krerët e sistemit gjyqësor, prokurorial, përfaqësues nga institucione tjera vendore e ndërkombëtare, ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë dhe Administrata Gjyqësore e këtij vendi të cilët janë duke financuar projektin e TIK/SMIL (TIK-Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit, SMIL-Sistemi i Menaxhimit Informativ të Lëndëve).
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQendra e re e të dhënave është ndërtuar në kuadër të projektit TIK/SMIL, për përgatitjen e infrastrukturës harduerike për të mundësuar dixhitalizimin e procesit të punëve në gjykata dhe prokurori.
Lidhur me rendësinë e kësaj qendre dhe të projektit SMIL në përgjithësi para pjesëmarrësve të kësaj ceremonie kanë folur Kryesuesi i KGJK-së, ai i KPK-së dhe Ambasadori Norvegjez në Kosovë. Ata thanë së projekti TIK/SMIL është projekt shumë i rëndësishëm, i cili do të ndikojë në ngritjen e transparencën dhe efikasitetit në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Republikës së Kosovës.