Vlerësohet ndihma e OSBE-së për Kosovën

Vlerësohet ndihma e OSBE-së për Kosovën

20 tetor 2017 15:38

Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj ka pritur në takim Ambasadorin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), me mision në Kosovë, Jan Braathu.

Me këtë rast ata me të cilin ka biseduar për gjendjen e mjedisit në Kosovë, kujdesin ndaj monumenteve të trashëgimisë kulturore, fuqizimin e inspektoratit si dhe planifikimin e projekteve në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Reshitaj e vlerësoi lartë angazhimin dhe ndihmën e OSBE-së, dhënë institucioneve të Kosovës para dhe pas pavarësisë.

Ambasadori Jan Braathu u zotua që do të përkrahë projektet qe vijnë nga kjo ministri

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme