Kroacia nderoi me dy mirënjohje heroin Xhelal Hajda –Tonin

Kroacia nderoi me dy mirënjohje heroin Xhelal Hajda –Tonin

20 tetor 2017 10:18

Presidenti i parë i Kroacisë Franjo Tugjman dhe presidentja aktuale e këtij vendi Kolinda Grabar – Kitaroviq e kanë dekoruar me dy mirënjohje heroin e Kosovës Xhelal Hajda-Tonin.

Xhelal Hajda – Toni ka marrë pjesë në luftën atdhetare kroate dhe atje është shquar për trimëri, organizim e sakrificë.

Për këto cilësi, ai është dekoruar me mirënjohjet për trimëri dhe heroizëm, transmeton koha.net.

Dekoratat iu dorëzuan familjes së të ndjerit në Rahovec.

Në ceremoninë e organizuar me këtë rast nga OVL e Rahovecit në Shtëpinë e Kulturës së këtij qyteti, u tha se Xhelal Hajda -Toni nuk kurseu asgjë as për lirinë e të tjerëve, ndërsa për vendin e vet, Kosovën, e dha jetën.

Toni u lind më 19 korrik 1967.

U vra në përballje me forcat pushtues serbe në mbrojtje të Rahovecit më 6 nëntor 1998.

Për Tonin dhe veprën tij atdhetare, gjatë ceremonisë së dorëzimit të dekoratave nga Kroacia folën profesori dhe atdhetari Sabahudin Cena si dhe kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme