Arbëri

Këshilli i Mandatave vendos sot nëse do të arrestohet ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri

Descriptive Text

Pas kërkesës së Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, për këtë e vendos Këshilli i Mandateve, nëse do t’ia heq Tahirit mandatin e deputetit. Këshilli mblidhet sot në orën 11:00 për të vendosur në lidhje me hapjen rrugë të arrestimit të Saimir Tahirit, me kërkesë të Prokurorisë nën akuzën e trafikut të drogës si i implikuar në dosjen Habilaj.

Ishte kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili një ditë më parë njoftoi mbledhjen për në orën 11:00 të paradites në Kryesinë e Kuvendit. “Pasi u konsultova me stafin e Kuvendit, materiali u vihet në dispozicion anëtarëve, po ashtu edhe Saimir Tahirit, nesër (sot) në orën 11:00 mblidhet këshilli” theksoi Ruçi në konferencën për mediat.

I pranishëm në këtë mbledhje do të jetë edhe ish-ministri i Brendshëm.

“Nesër (sot) Këshilli i Mandateve mblidhet pas kërkesës së Prokurorisë për të më arrestuar. Nuk kërkon as të më hetojë, por të më arrestojë. Kuvendi është thirrur të votojë nëse do arrestohem apo jo. Prokuroria ka kërkuar një gjë që nuk e ka kërkuar për asnjë politikan në Shqipëri. Pas mbledhjes së komisionit unë i bie të arrestohem. Nëse prokuroria ka kërkuar pse dy barbonë flasin me njëri tjetrin dhe më përmendin mua dhe prokuroria për këtë arsye më akuzon….prokuroria nuk ka çuar asnjë provë në Kuvend. Unë i bie të arrestohem pse dy kriminelë flasin me njëri-tjetrin dhe përmendin mua.” tha ndër të tjera Tahiri mbrëmë në Klan.al.