Arbëri

Kosova dhe Austria bashkëpunojnë rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale,Skender Reçica, priti Ambasadorin e Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler me bashkëpunëtorë.

Ata u dakorduan për të bashkëpunuar konkretisht rreth pensioneve dhe sigurimeve sociale mes Kosovës dhe Austrisë.

Ambasadori, Gernot Pfandler u shpreh që Austria është gjithë herë e gatshme për bashkëpunim me Kosovën, duke theksuar edhe traditën e gjatë të bashkëpunimit mes vendeve tona.