Arbëri

Arrestimi i ish-ministrit Tahiri çështje orësh, shtohen urdhërarrestet

Descriptive Text

Arrestimi i ish-ministrit të Brendshëm të Shqipërisë në Qeverinë “Rama2” është çështje orësh. Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar të enjten nga Kuvendi i Shqipërisë autorizimin për heqjen e imunitetit të deputetit Saimir Tahiri, në vijim të një hetimi të nisur për veprat penale të “trafikut të narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal dhe “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë dhe të zgjedhurve vendorë”, shkruan sot Koha Ditore.

Bëhet e ditur se mbrëmjen e së mërkurës kanë ardhur dy dokumente sekrete nga autoritetet italiane që kanë bindur organin e akuzës në Shqipëri për përfshirjen e Tahirit me bandën e Habilajve. Të enjten në mesditë doli njoftimi zyrtar i Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë, ku thuhej se ka dyshime se ish-ministri i Brendshëm mund të ketë konsumuar dy vepra të rënda penale: atë të trafikut të narkotikëve, të kryer në bashkëpunim dhe “korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë shtetërorë”.

Prokuroria për Krime të Rënda në Shqipëri po zhvillon hetime, në bashkëpunim me autoritetet italiane, për një grup kriminal, i cili ka trafikuar sasi të mëdha lënde narkotike kanabis sativa nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Në bazë të të dhënave të përftuara në kuadër të këtij hetimi, Prokuroria për Krime të Rënda kërkon nga Komisioni i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë dhënien e autorizimit për “arrestimin, heqjen e lirisë dhe kontrollin personal e të banesës” për deputetin Saimir Tahiri...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.