Qeveria propozon që partitë politike vetë t’i auditojnë financat e tyre

Qeveria propozon që partitë politike vetë t’i auditojnë financat e tyre

20 tetor 2017 06:00

Në mesin e tri opsioneve që i ka dhënë për fushën e auditimit të partive politike, Qeveria e Kosovës preferon që ato të përzgjedhin vetë auditorët që do t’i kontrollojnë financat e tyre. Kjo është bërë e ditur në draft koncept-dokumentin për fushën e financimit të subjekteve politike, që të mërkurën e kësaj jave është dërguar nga Kryeministria për diskutim publik, shkruan sot Koha Ditore.

Mirëpo me këtë draft, si dhe me vetë propozimin që partitë politike t’i përzgjedhin vetë auditorët, nuk janë pajtuar përfaqësuesit e shoqërisë civile. Sipas tyre, ky propozim nuk është diskutuar në grupin punues për hartim të këtij koncept-dokumenti.

Ata kalimin e kompetencës së përzgjedhjes së auditorëve tek vetë partitë e interpretojnë vetëm si legjitimim të shkeljeve pasi, sipas tyre, asnjë auditor që përzgjidhet nga një parti politike nuk do t’i evidentojë shkeljet e saj.

Hulumtuesi në organizatën “Demokraci Plus”, Isuf Zejna, ka thënë se ata si organizatë kanë qenë pjesë e grupit punues për hartimin e këtij koncept-dokumenti. Por, sipas tij, ky opsion as që është diskutuar në këtë grup...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme