Arbëri

Cila është ndërlidhja e rastit “Graniti” me atë të Enver Hasanit?

Ish-rektori i UP-së, Enver Hasani në një intervistë për Rubikon të KTV-së foli për rastin “Graniti”, i cili sipas tij ndërlidhet drejtpërdrejt me dëshminë e rektorit Marjan Dema kundër tij.

“Janë paguar mbi 500 mijë euro, quhet rasti ‘Graniti’, në kohën time unë e kam zbuluar me sekretarin e vjetër, Destanin dhe e kemi denoncuar. Unë po them që hajni klasike ka qenë, është hetuar dy vite gati dhe është mbyll rasti një javë para se...”, ka thënë Hasani.

Hasani insiston se rasti është 100% i lidhur me procesin kundër tij.

“Rasti ju ka mbyll pak ditë para se të më gjuhen mua. Qysh ke koincidencë ju mbyll pak ditë para se me fillu procesi ndaj meje”, përfundoi ai.