Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Puna që s’u bë për 10 vjet në auditimin e financave të partive, synohet të bëhet për 45 ditë

Punën që nuk është bërë për vite të tëra, 10 auditorë do të mundohen ta bëjnë për 45 ditë.

Më në fund, auditimi i financave të subjekteve politike do të ndodhë derisa në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike, 10 auditorëve, me short, u janë ndarë raportet që do t’i auditojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në punë, do t’i kenë Raportet Vjetore Financiare dhe Raportet e Deklarimit financiar të fushatës së vitit 2013 deri në vitin 2016.

Plotësimin e një kërkese të kamotshme, e cila u plotësua shkaku i presionit të bashkësisë ndërkombëtare, e ka vlerësuar si një hap pozitiv shoqëria civile, që në vazhdimësi ka përsëritur thirrjen për rritjen e transparencës së partive.

Ligji për Financimin e Partive Politike përkitazi me obligimet që dalin nga Agjenda për Reforma Evropiane është futur në procedura për plotësim ndryshim.

Zyra e kryeministrit ka hartuar koncept-dokumentin me propozime për ndryshim, e nga 3 sa janë, njëri propozim parasheh që subjektet vet të përzgjedhin auditorin.

Derisa kanë kërkuar që t’i bëjnë transparente Raportet e Deklarimit Financiar, përfshirë ato të fushatës zgjedhore, në Grupin për Studime Juridike dhe Politike kanë kundërshtuar një propozim të tillë.