Haradinaj: Nënë Tereza, simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun

Haradinaj: Nënë Tereza, simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun

19 tetor 2017 16:34

Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.

“Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar, u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun. Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën”, ka thënë Haradinaj në mesazhin e tij.

“Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë”, ka shtuar më tej ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme