Arbëri

Gjuriq në Leposaviq: Serbia është shteti ynë

Zyrtari i Partisë Përparimtare serbe dhe drejtori i Zyrës për Kosovën, Marko Gjuriq sot në Leposaviq, në prag të zgjedhjeve lokale në Kosovë e në përkrahje të Listës Srpska , i ka dërguar mesazh të qartë Prishtinës e bashkësisë ndërkombëtare se Serbia, siç ka thënë, është shteti ynë, është e ardhmja jonë dhe se me asnjë pengesë nuk do të mund të na ndalojnë të jemi ata që jemi, zot në vendin tonë, transmeton Koha.net.

Ai i ka ftuar qytetarët e Leposaviqit që në zgjedhjet e 22 tetorit të votojnë për Listën Srpska duke shtuar se burimi më i rëndësishëm i serbëve në Kosovë është harmonia politike.

"Bashkë mundemi të gjitha dhe bashkë do të jemi më 22 tetor kur do të hapim kapitull të ri në zhvillimin e Leposaviqit. Po ashtu nga këtu do t’i dërgojmë mesazh të qartë Prishtinës e bashkësisë ndërkombëtare - Serbia është shteti ynë, e ardhmja jonë dhe asgjë nuk do të na pengojë që të jemi zot në vendin tonë. "Më 22 tetor bëjuni ata që jeni, bëjuni serbë, bëjuni me shtetin tuaj, dojeni vendin tuaj” citon rtv të ketë thënë Gjuriq i cili ka përfunduar:

“Prandaj kam ardhur për t’ju pyetur a mundet Serbia të llogarisë këtu në Leposavq”?