Arbëri

Italia mbështet rrugën europiane të Kosovës

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.

Gjatë këtij takimi, Tahiri vlerësoi lart marrëdhëniet e Kosovës dhe Italisë, në të njëjtën kohë u shpreh i përkushtuar që këto marrëdhënie të thellohen edhe më tutje veçmas në fusha të veçanta siç është ajo e drejtësisë, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Ambasadori Sardi, shprehu gatishmërinë e shtetit italian për të mbështetur Kosovën në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.