Arbëri

Garë e ngushtë në rrethin e dytë mes partive shqiptare në Maqedoni

Rezultatet e rrethit të parë te partitë shqiptare në Maqedoni nuk zgjodhën asgjë në atë se cila parti do t’i fitojë komunat kryesore: Tetovën, Çairin, Gostivarin dhe Strugën.

Nuk ka dyshim se beteja kryesore në rrethin e dytë do të zhvillohet mes partive shqiptare, thekson njofton “Vërtetëmatësi“. Përderisa vota e pandarë (15.10.2017) në bllokun maqedonas rezultoi e qartë dhe me fitore të dukshme të socialdemokratëve sipas rezultateve të para të Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KSHZ), në rrethin e parë fituan 38 mandate komunash, ndërsa kandidatët e tyre për kryetarë komunash në rrethin e dytë kanë përparësi ndaj VMRO-DPMNE-së në 14 komuna, në një numër të madh në komunat me shumicë shqiptare pikërisht rrethi i dytë (29.10.2017) do të jetë vendimtarë për kandidatët për kryetar komunash të partive shqiptare. Në këto komuna në rrethin e parë janë zgjedhur vetëm dy kandidatë, me të cilët mund që të mburret BDI – në Kërçovë dhe Pllasnicë. Të gjithë kandidatët e tjerë (me origjinë shqiptare) do të vazhdojnë garën që në dy javët e para, përfshirë këtu edhe komunat Strugë, Tetovë, Çair, Dibër, Saraj, por edhe në Likovë, Tearcë, Bogovinë, Vrapçisht. Dolnen, Zhelinë, Studenican.