Haradinaj kërkon plan zhvillimor për Valën dhe Telekomin

Haradinaj kërkon plan zhvillimor për Valën dhe Telekomin

19 tetor 2017 12:24

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Posta ka vështirësi, pasi nuk është as profitabile, kurse, Telefonia ka pasur sfidat e veta por menaxhmenti brenda një kohe të caktuar do të mund t’i propozojnë Qeverisë planet e tyre zhvillimore.

Haradinaj pasi ka vizituar këtë kompani, ka thënë se janë këtu për ta kuptuar gjendjen në dy këto kompani me peshë, transmeton kp .

“Pesha e tyre është e shumanshme. E para telekomunikacioni është i dobishëm dhe rëndësishëm për krejt çka ndodh në jetë. Pastaj janë obligimet që ka Qeveria për këto kompani. Qeveria mban përgjegjësi për gjendjen në këtë kompani. Jemi duke incizuar gjendjen në të gjithë sektorët. Nuk do të jetë e lehtë gjendja. Posta e ka më vështirë, nuk është as profitabile, Telefonia ka pasur sfidat e veta, por duhet të përcaktohemi për çfarë qëllimi zhvillimor duam me shku. Besoj një kohë të caktuar kolegët nga menaxhmenti do të mund t’i propozojnë Qeverisë planet e tyre zhvillimore për etapën që vjen, objektivat që duhet me qenë të qarta, që të dakordohemi së bashku. E dimë që këtu ka dhe bord dhe menaxhment, por prapë se prapë këtu është një kompani publike dhe Qeveria e vendit të ketë të dakorduar një drejtim të caktuar, sepse kemi pasur dhe përvoja të këqija në të kaluarën si rasti i një privatizimi tà « dështuar e zhvillime tjera që i kanë nxjerrë vështirësi sektorit ku jemi, pra telekomunikacionit në tërësi por dhe kompanive që janë kompani publike”, ka thënë Haradina

Komentet

Shto koment

Të ngjashme