Asnjë shqiptar në mesin e kriminelëve më të kërkuar në Britani

Asnjë shqiptar në mesin e kriminelëve më të kërkuar në Britani

19 tetor 2017 12:20

Agjencia kundër krimit kombëtar në Britani të Madhe ka publikuar listën prej 30 kriminelëve më të kërkuar në ishull, raporton The Mirror.

Në listën që daton prej vitit 1990 nuk figuron asnjë shqiptar. Në këtë listë janë më të kërkuarit për krime, përfshirë vrasjet, trafikimin me drogë dhe përdhunime të fëmijëve, transmeton Koha.net.

Për importin e 255 kilogramë kokainë është i kërkuar krimineli serb Daniel Dugiq. Ai besohet se ka luajtur rol të madh në organizimin e importimit të drogës së Britani. Dugiq është 35-vjeçar.

Image
Daniel Dugiq

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme