Arbëri

Gjermania vazhdon përkrahjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme Flamur Sefaj, priti ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.

Në takim ambasadori gjerman premtoi se shteti gjerman do të vazhdojë të jetë përkrahës në proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Gjatë këtij takimi në veçanti u diskutua për procesin e liberalizimit të vizave.

Sefaj e falënderoi ambasadorin gjerman për përkrahjen dhe mbështetjen diplomatike të qeverisë gjermane për Republikën e Kosovës.

Me këtë rast, të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që bashkëpunimi mes të këtyre dy shteteve do të vazhdojë edhe në të ardhmen.