Ministria e Financave në mbështetje të prodhimit vendor

Ministria e Financave në mbështetje të prodhimit vendor

19 tetor 2017 12:15

Ministri i Financave Bedri Hamza ka pritur sot kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliu, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të vendit dhe komunitetit të biznesit, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.

Në këtë takim gjithashtu u diskutua për masat e reja të politikave fiskale dhe u vlerësua se këto masa do të ndihmojnë zhvillimin e sektorit privat, përkatësisht prodhuesve brenda vendit tonë dhe të gjithë atyre që vijnë për të investuar në vendin tonë.

Hamza e njoftoi Gërxhliun për masat tjera fiskale që pritet të hyjnë në fuqi së shpejti, si dhe për planet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në mbështetjen dhe përkrahjen e sektorit privat, si bartës kryesor i rritjes ekonomike dhe të krijimit të vendeve të qëndrueshme të punës.

Gërxhaliu e vlerësoi gatishmërinë e ministrit Hamza për të bashkëpunuar me komunitetin e biznesit

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme