Furtunë në Policinë e Elbasanit, shkarkohen 12 drejtues, në krye emërohet Altin Qato

Furtunë në Policinë e Elbasanit, shkarkohen 12 drejtues, në krye emërohet Altin Qato

19 tetor 2017 12:13

Kreu i Policisë së Shtetit Haki Çako doli sot në një konferencë për media ku bëri me dije shkarkimin e 12 drejtuesve të lartë të Policisë së Elbasanit.

Çako theksoi se imazhi i Policisë së Shtetit është cenuar rëndë pas ngjarjes së 18 shtatorit në Elbasan, duke i cilësuar pamjet e publikuara si shokuese.

“Forcat e policisë u përballën me disa individë të dyshuar. Për fat të keq forcat e policisë nuk ishin në lartësinë e detyrës, për këtë arsye të dyshuarit u larguan. Pamjet ishin shokuese. Fatkeqësisht ngjarja e Elbasanit ishte një cenim për imazhin e Policisë së Shtetit Pas hetimit të kryer në drejtorinë e Policisë së Shtetit, është arritur nën konkuzionin se strukturat drejtuese dhe operuese janë treguar të paafta për menaxhimin e situatës. Kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive. Bazuar në rregulloren e Policisë së Shtetit kam urdhëruar shkarkimin e 12 drejtuesve të policisë së Elbasanit”, tha ai.

Ndërkohë në krye të Policisë së Elbasanit emërohet Altin Qato.

Të shkarkuarit në Policinë e Elbasanit:

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme