Arbëri

Në Kosovë sot kthjellët e në javën e ardhshme shi e rënie temperaturash

Mbi vendin tonë, Kosovën, Instituti Hidrometeorologjik parasheh për sot të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Vranësira kalimtare mund të paraqiten në mesditë, ndërsa temperaturat do të lëvizin në mes 7 e 23 gradë Celsius.

Nesër, po ashtu, pritet të mbajë mot kryesisht i kthjellët. Temperaturat do të shënojnë rënie të lehtë. Ato do të sillën në mes 6 e 22 gradë Celsius.

Mot kryesisht i kthjellët parashihet të mbajë edhe gjatë fundjavës, kurse temperaturat do të lëvizin në mes 7 e 22 gradë Celsius. E sa i përket javës së ardhshme, meteorologët parashohin vranësira, kohë pas kohe reshje shiu dhe rënie të ndjeshme të temperaturave.