OSBE kërkon pjesëmarrje më të madhe të diasporës në zgjedhje

OSBE kërkon pjesëmarrje më të madhe të diasporës në zgjedhje

19 tetor 2017 10:06

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës Dardan Gashi ka pritur ambasadorin e OSBE-së Ian Braathu me të cilin biseduan për reformën zgjedhore dhe pjesëmarrjen e diasporës në zgjedhjet e Kosovës.

“Urime për detyrat e reja dhe shpresoj që në këtë mandat të shtyhet përpara reforma zgjedhore dhe pjesëmarrja e diasporës të jetë më e lartë se deri më tani” – ka porositur, shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ian Braathu, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Nga ana tjetër, Gashi e ka informuar ambasadorin për proceset e qeverisë dhe Ministrisë së Diasporës dhe Investimeve Strategjike.

“Po besojmë që zgjedhjet e ardhshme do të mbahen pas reformave zgjedhore që duhet të bëhen. Me reformat zgjedhore do të rregullojmë dhe formën e votimit të diasporës e cila merr pjesë në numër më të vogël se 10% në procesin zgjedhor” – ka thënë Gashi.

Gjatë takimit u fol dhe për rolin e diasporës kosovare n ë tërheqjen e investimeve strategjike në Republikën e Kosovës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme