Kërkohet përjashtimi i Enver Hasanit nga UP-ja

Kërkohet përjashtimi i Enver Hasanit nga UP-ja

19 tetor 2017 08:27

Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Enver Hasani, ka munguar në seancën gjyqësore ku atij i është caktuar dënimi me një vit burgim me kusht, shkruan sot Koha Ditore.

Vendimi i gjykatës mbi dënimin e Enver Hasanit ka ngjallur reagimin e shoqërisë civile. Njohësi i arsimit, Dukagjin Pupovci, ka shkruar në rrjetin social Facebook: “Nëse dënimi për shpërdorim të 70.000 eurove është me kusht, shumë njerëz kanë llogari me rreziku”.

Publicisti Shkëlzen Gashi po ashtu ka reaguar në Facebook.

“Tash që edhe gjykata i tha hajn, a duhet që sa herë t'i referohemi me i thanë hajn? Për shembull: hajni Enver Hasani në librin e tij "self-determination, territorial integrity and international stability: the case of yugoslavia", thotë se...?”, ka shkruar Gashi.

Ndërkaq Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), përmes një kumtese të dërguar për media, i ka kërkuar UP-së që ta përjashtojë Hasanin.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme