Edhe Kosova e përfshirë në çështjen “Habilaj”

Edhe Kosova e përfshirë në çështjen “Habilaj”

19 tetor 2017 06:17

Një tjetër përgjim i zbardhur nga dosja e Italisë për bandën e Moisi Habilajt nxjerr në pah përfshirjen edhe të Kosovës në këtë trafik.

Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 416 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend në faqen 385 edhe Kosovën në përgjimet e Prokurorisë së Katainias, shkruan sot Koha Ditore.

Pjesë e këtyre përgjimeve janë edhe dy pjesëtarë të kësaj bande si Armand Sulaj dhe Nazer Seiti.

Ky i fundit i thotë gjatë bisedës partnerit të tij në trafik, Armand Sulaj, se i duhej të udhëtonte drejt Prishtinës sapo të zbriste në Vlorë që nga Italia, ku do të merrte 200 mijë euro, ndërkohë që sipas bisedës rezulton se personi i kontaktit në Prishtinë nga ky transaksion kishte fituar 14 mijë euro. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme