Një tjetër përgjim i zbardhur nga dosja e Italisë për bandën e Moisi Habilajt nxjerr në pah përfshirjen edhe të Kosovës në këtë trafik.
Gjykata e Katanias në dosjen prej më shumë se 416 faqesh që vulosi fatin e Moisi Habilajt dhe bandës së tij, përmend në faqen 385 edhe Kosovën në përgjimet e Prokurorisë së Katainias, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPjesë e këtyre përgjimeve janë edhe dy pjesëtarë të kësaj bande si Armand Sulaj dhe Nazer Seiti.
Ky i fundit i thotë gjatë bisedës partnerit të tij në trafik, Armand Sulaj, se i duhej të udhëtonte drejt Prishtinës sapo të zbriste në Vlorë që nga Italia, ku do të merrte 200 mijë euro, ndërkohë që sipas bisedës rezulton se personi i kontaktit në Prishtinë nga ky transaksion kishte fituar 14 mijë euro. (Tekstin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.