Hysni Hoxha thotë se është dashur të shpërblehej e jo të akuzohej

Hysni Hoxha thotë se është dashur të shpërblehej e jo të akuzohej

19 tetor 2017 06:56

Ish-kreu i Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), Hysni Hoxha, ka “ironizuar” me akuzat kundër tij, të mërkurën, gjatë marrjes në pyetje para Gjykatës Themelore të Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Ka thënë se për veprimet që i ka ndërmarrë sa e ka drejtuar këtë organ është dashur të shpërblehej e jo të akuzohej.

“Prej veprimeve të mia nuk është dëmtuar askush, bile është kursyer buxheti i Kosovës. Po të kishim institucione të drejta unë është dashur të shpërblehesha e jo të akuzohesha”, ka theksuar ai. (Më shumë lexoni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme