Arbëri

Gjuriq në Leposaviq: Serbia është garantuese e sigurisë së qytetarëve në Kosovë

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka vizituar sot Leposaviqin për, siç theksohet, njoftim nga dora e parë për të gjitha sulmet që po bëhen ndaj aktivistëve të Listës Srpska, transmeton Koha.net.

Në këto sulme, sipas dëshmive të viktimave, janë përfshirë aktivistë të Partisë së serbëve kosovarë dhe anëtarët e familjes së Dragan Jablanoviqit, kandidat i kësaj partie për prefekt të Leposaviqit, thotë kumtesa e Zyrës, përcjell FoNet.

Gjuriq në takim me përfaqësuesit lokalë të Lista Srpska ka thënë se askush nuk duhet frikësuar nga huliganët dhe se shteti i Serbisë është garant për sigurinë e qytetarëve në Kosovë.

Përpjekja e prishjes së sigurisë së qytetarëve të Serbisë dhe destabilizimi i situatës në veri të Kosovës, sipas fjalëve të Gjuriqit, nuk do të mbeten pa përgjigje dhe reagim të shtetit.

Ai, siç njoftohet, ka vizituar aktivistët e lënduar të Listës Srpska.