“Periudha e vështirë” e gazetares që aderoi në PDK

18 tetor 2017 21:40

Aderimi i gazetares Arbana Xharra në Partinë Demokratike të Kosovës u përcoll me zhurmë mediatike.

Këtë Xharra në “Rubikon” e quajti periudhë të vështirë për të dhe familjen kur detyroheshin të dëgjonin e të shihnin lloj lloj linçime që i bëheshin në rrjete sociale.

Gazetarja përmend titullin e gazetës online “Insajder” dhe atë të portalit “Kukunews”.

“Ai shkon edhe më tutje kur e merr një foto të fëmijës tim 7 vjecar dhe prapë e shfrytëzon për qëllim politik”, ka thënë Xharra.

Ajo përmend edhe deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Pantina e cila sipas saj fotografon hyrje e dalje banesën e gazetares Xharra, tash pjesë e PDK-së.

“Shqipe Pantina e cila del me deklarate e tregon se çfarë telefoni ka djali jem, në çfarë shkolle shkon djali jem”, përfundoi Xharra.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme