Arbëri

Avokati Halilaj thotë se s’është vepër penale qëndrimi me dikë në kafe

Descriptive Text

Avokati Gazmend Halilaj i cili njëkohësisht mbron Fitim Thaqin dhe Milaim Zeken në Rubikon të KTV-së ka thënë se nuk ka njohuri nëse Thaqi ishte shofer i Zekës.

“Gjykata nuk guxon të lëshohet në paragjykime sepse nuk është kurrfarë vepre penale apo kundërvajtje nëse Milaim Zeka, Fitim Thaqi, Gazemend Halilaj takohen të pinë kafe”, tha ai në.

Madje ai thotë se sipas njohurive që ka Thaqi nuk është aktivist i ndonjërës prej partive.

Këtë e ka kundërshtuar Kajtazi duke i thënë se aktualisht ai është në Nisma.

“Aktualisht është me Nismë, ka qenë në AKR. Natën kur ka ndodh sulmi kam marrë një mesazh keqardhje prej Behgjet Pacolli, i cili thotë se ‘më vjen keq që ka ndodh kjo, e ndjej obligim të them se tani duke parë fotografinë më kujtohet kur ky person u inflirtua në AKR në Drenas, deri sa vodhën do mjete, dy ditë pas zgjedhjeve së bashku me kushëririn e tij, u larguan duke provokuar probleme të mëdha në AKR. Unë as emrin nuk ia kam dit’”, përfundoi Kajtazi.