Kajtazi thotë se sulmi ndaj tij ishte i orkestruar nga Milaim Zeka

18 tetor 2017 21:13

Gazetari, Vehbi Kajtazi po drejton gishtin kah deputeti tashmë në arrest shtëpiak, Milaim Zeka.

Për këtë, Kajtazi thotë të jenë shkak shkrimet e tij të publikuara në gazetën online “Insajderi”, i cili zbulon mashtrimet që kishte bërë Zeka.

Në Rubikon të KTV-së, ai ka thënë se sulmuesi, Fitim Thaqi ka lidhje me deputetin e Nismës.

Madje, një kohë kishte shërbyer edhe si shofer i tij.

“Atë ditë kur ka ndodh sulmi fizik, kam shku në kafiteri me dy kolegë të mi, Arben Hysenin dhe Vullnet Krasniqin, aty i kam pa disa individë, të ulur në kafene, i kam përshëndet dhe asnjëri nuk ma ka kthy përshëndetjen. E njoh Faton Ramadanin, e njoh Bekim Shytin, e njoh Roland Bartensko i njohur si Shabani, një ish ushtar i UÇK-së me nënshtetësi gjermane dhe një individ tjetër që ka qenë aty nuk e kam njohur, përfshi Fitim Thaqin, sulmuesin tim, këta dytë nuk i kam njohur”, ka thënë Kajtazi.

“Vazhdimisht janë marrë me mu, vazhdimisht kanë fol me mu, me shprehje të fytyrës, me komunikim, se s’po du me thanë, me shikim, se ai tha motivi që më ka sulmu është se unë e kam këqyrë keq”.

Kajtazi thotë të ketë nuhatur se atmosfera nuk është e mirë mirëpo tavolina ku kanë qenë ata të ulur ishte zbrazur pas një kohe dhe kjo e kishte bërë të ndihej më i qetë.

“Jemi çu, vjen individi, me një goditje në krah pastaj të grushton aty se kinse më preke me krah, ku di unë cili është motivi i gjithë kësaj. Aty ka qenë edhe Faton Ramadani, ai ka qenë edhe pjesë e një prej shkrimeve të mia në rastin e Milaim Zekës”, ka thënë ai.

Se Fitim Thaqi ishte shofer i deputetit Zeka, Kajtazi thotë të jetë informuar nga familja e Azem Sylës.

Konkretisht, familja Syla kanë kontaktuar avokatin Besnik Berisha për të treguar se Azem Syla nuk ka lidhje me sulmin dhe se edhe pse Thaqi është nip i familjes ata nuk kanë një lidhje me të.

Se Zeka ka lidhje me sulmuesin e Kajtazit e tregon edhe takimi i 4 tetorit në një restorantin në Prishtinë.

Për këtë e kishte njoftuar Policinë një dëshmitar në kohën sa Kajtazi ende ishte aty.

“Dikush që ka qenë po atë ditë në kafenenë përball tyre i ka fotografu rastësisht edh ua ka çu fotografitë Parimit, sepse në ndërkohë Milazim është taku me Rexhep Hotin edhe ai për hajgare i thotë po përgatitin diç\ka kështu”, shtoi tutje Kajtazi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme