Arbëri

Arrestohet dhe lirohet çifti që tentoi të adoptonte jashtëligjshëm një fëmijë

Një çift ka tentuar që të adoptojë një fëmijë në mënyrë joligjore nga një nënë e re në Klinikën e Gjinekologjisë në Prishtinë, raporton KTV.

Më pas, nëna biologjike, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, kishte braktisur fëmijën.

Për këtë, Policia e Kosovës ka arrestuar çiftin, por i ka liruar pas intervistimit.

Fëmija i braktisur tashmë është nën kujdesin e punëtorëve të Qendrës për Punë Sociale. Ky është rasti i parë i tillë që Policia ka arritur ta ndalë.

Në Kosovë deri në këtë periudhë të vitit janë braktisur 30 fëmijë.

Për adoptimin e një fëmije të braktisur nga prindërit biologjikë janë disa procedurat që zgjasin afërsisht 1 vit.