Arbëri

Deputeti Zeka akuzon RTK-në që nuk raportoi rrahjen me deputetin Krasniqi

Milaim Zeka, i arrestuar për pjesëmarrje në krim të organizuar, ka marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media.

Zeka, i cili po dyshohet për pjesëmarrje në krim të organizuar, e ka kritikuar RTK-në që nuk ka raportuar për skandalin tjetër, ku u përfshi në rrahjen me deputetin Frashër Krasniqi.

Në këtë takim, deputetja Shqipe Pantina u përplas me drejtorin menaxhues të RTK-së, Mentor Shala.

Ky i fundit, përmendi sulmet në RTK dhe në shtëpinë e tij, çka, sipas tij, ka frikësuar edhe gazetarët.

Pantina dhe anëtari tjetër i këtij komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Valon Ramadani, kanë lëshuar mbledhjen.

Pavarësisht kësaj, përveç raportit vjetor të RTK-së për vitin 2016, komisioni ka shqyrtuar e proceduar për në kuvend edhe raportet e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil dhe atë të Komisionit të Pavarur për Media.