Arbëri

SHBA do të vazhdojë të mbështes bujqësinë në Kosovë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe për objektivat e ministrisë për vitet e ardhshme.

Rikallo falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Qeveria e SHBA-së i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural.

Ai me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin lidhur me programet mbështetëse të Ministrisë për vitin e ardhshëm, të cilat tashmë janë duke u hartuar, ku përmes të cilave ministri theksoi se do të gjejnë mbështetje fermerët e gjithë territorit të Kosovës.

Ministri i Bujqësisë shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe ambasadës amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.