Gjuriq: Lista Srpska është projekt shtetëror

Gjuriq: Lista Srpska është projekt shtetëror

17 tetor 2017 23:27

Marko Gjuriq, i cili dje është emëruarën vendin e kryetarit të Grupit Punues për dialogun e Serbisë për Kosovën, e cili njëkohësisht është në krye të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, sot sërish i ka ftuar serbët e Kosovës që në zgjedhjet lokale të 22 tetorit të votojnë për Listën Srpska, transmeton Koha.net.

Ai për rts -në ka thënë se për Serbinë është shumë e rëndësishme që serbët e Kosovës të tubohen përreth Listës Srpska, sepse, saktësoi ai , Lista Srpska nuk është parti por projekt shtetëror.

Gjuriq ka thënë se është dëshmuar që politika e Oliver Ivanoviqit është politikë e Partisë Demkratike (Demokratska stranka) dhe vlerësoi se ajo parti nuk ka sjellë asgjë të mirë.

parti ka ftuar serbët që Oliver Ivanoviq të përkrahet për prefekt të Mitrovicës veriore.

"Jam i bindur se qytetarët e Kosovës nuk ta pranojnë", ka shtuar Gjuriq.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme