Sipas Vllahiut, Ahmeti po punon me program të huaj

17 tetor 2017 21:15

Programi i moblitetit për qytetin e Prishtinës i cili prezantohet nga kryetari aktual, Shpend Ahmeti është i punuar nga BERZH-i.

Për këtë, Arbër Vllahiu, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në Rubikon të KTV-së thotë se kanë ofruar ndihmë shumë arkitektë e specialistë të fushës nga Prishtina.

“Është i BERZH-it, janë dhënë para për tu bërë një program i tillë. Tjetër është që kur ti nis një platformë për me ndërtu diçka, kur e nis diçka dhe gjatë rrugës kërkon që dikush të ndihmoj është diçka tjetër se ti ke vu bazat e asaj por tjetër është që kur ti ja kërkon dikujt tjetër dhe ti e pagun për me ta pru edhe me kriju një sistem të tillë. Neve kemi nevojë që kapacitetet tona t’i shfrytëzojmë. Në qytetin e Prishtinës për projektin e moblitetit e kanë ofru edhe njerëzit specialistë të qytetit të Prishtinës, e kanë ofru edhe arkitektët”, ka thënë ai.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme