Pse Abrashi nuk mund të jetë kryetar i Prishtinës, sipas Vllahiut

17 tetor 2017 20:58

Ripërsëritja e programeve të vitit 2013 për udhëheqjen e Prishtinës, Arban Abrashin po e bën të duket si kandidat pa kapacitete për të qenë në krye të kryeqytetit.

Kështu ka thënë në Rubikon të KTV-së kandidati i AAK-së i cili kërkon votën e prishtinasve, Arbër Vllahiu.

Sipas tij, Abrashi po premton gjëra që janë të pakapshme për qytetarin e Prishtinës.

“Duke mos qenë mbi të gjitha, nuk po them qytetar i Prishtinës, por duke mos e njoftë problematikën e Prishtinës, po më vjen keq por nuk mundet me udhëheq me qytetin e Prishtinës një njeri i cili nuk mundet me kuptu nevojën e qytetarit të Prishtinës”, ka thënë Vllahiu.

“Arroganca e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka mbërri deri në atë nivel sa të mendojë që njerëzit e tjerë në këtë nivel janë ose figura ose kalimtarë të rastit. Por, Prishtina nuk është e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Prishtina nuk mund të jetë as e Arban Abrashit e as e Shpend Ahmetit”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Arben18/10/2017 10:34

Nuk di pse....veq kurafr Karizme nuk ka Vllahiu...duket si person i menqur...mirpo i mungon karizma edhe vetbesimi.

Shto koment

Të ngjashme