Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës premton turizëm malor në Gollak

17 tetor 2017 20:43

Në qoftë se prishtinasit do ta votojnë Arbër Vllahiun për kryetar të tyre, atëherë në pjesën e Gollakut do ta kenë edhe turizmin malor.

Vllahiu, kandidat i AAK-së për kryetar të Prishtinës, në një intervistë për Rubikon të KTV-së ka thënë se fillimisht duhet të shtrijnë zhvillimin ekonomik dhe të rregullojnë infrastrukturën.

“Do të shtrihet zhvillimi ekonomik rural në atë pjesë, dhe fillimisht ju thashë se duhet të merremi me emergjencën dhe emergjencat kryesisht janë infrastruktura”, ka thënë ai.

“90% e një pjese të Gollakut është e shpërngulur në Prishtinë, në pamundësi që atje të zhvillojnë një jetë ma të mirë në atë pjesë dhe në pamundësi për me shtri dorën komuna e Prishtinës në atë pjesë”.

Vllahiu ka thënë se programi i tij qeverisës parasheh një Prishtinë të integruar e cila bëhet duke trajtuar në mënyrë të barabartë fshatin e qytetin.

“Në qoftë se fshati dhe qyteti trajtohen barabar dhe në qoftë se shërbimet publike janë të barabarta atëherë pjesa e integruar e Prishtinës quhet edhe fshati edhe qyteti, edhe ajo pjesë urbane edhe ajo pjesë rurale”, ka thënë Vllahiu.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme