Çfarë thotë ministri i Shëndetësisë për mos votimin e buxhetit të shkurtuar nga LDK

Çfarë thotë ministri i Shëndetësisë për mos votimin e buxhetit të shkurtuar nga LDK

17 tetor 2017 19:33

Uran Ismaili, ministër i Shëndetësisë nga radhët e PDK-së, ka reaguar ndaj mos votimit të sotëm të deputetëve të LDK –së në Komisionin për Buxhet e Financa për shkurtimin e buxhetit të sivjetmë, transmeton Koha.net.

Për këtë Ismaili në Facebook ka shkruar:

“Në Komisionin për Buxhet dhe Financa, LDK ka votuar sot kundër rishikimit të Buxhetit të Kosovës, duke përmendur si një nga arsyet heqjen e fondeve për sigurimet shëndetësore.

Por, është e pandershme dhe e papërgjegjshme të tejkalohet fakti se sigurimet shëndetësore nuk janë arritur ekskluzivisht për shkak të neglizhencës së ministrave të LDK-së në qeverisjen e kaluar. Po jua kujtoj se LDK ka drejtuar Ministrinë e Shëndetësisë dhe Ministrinë e Financave.

Unë garantoj se buxheti për shëndetësinë do të rritet në vitin 2018, ashtu siç ju siguroj se shërbimet shëndetësore do të përmirësohen dukshëm dhe të gjithë do të jenë dëshmitarë të një panorame krejt ndryshe të shëndetësisë kosovare”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme