Haradinaj: Demarkacioni kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave

Haradinaj: Demarkacioni kusht i padrejtë për liberalizimin e vizave

17 tetor 2017 17:12

Shefja e BE-së në Kosovë, Natalya Apostolova, ka thënë sot se BE qëndron afër Kosovës në përmbushjen e kritereve në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe se Kosova nuk mund të mbetet mbrapa në rrugën e saj evropiane.

Ajo gjatë takimit me shefin e grupit parlamentar të AAK-së Ahmet Isufin dhe kryetarin e Komisionit për Bujqësi Daut Haradinaj, shprehu brengosjen e saj rreth mos mbajtjes së seancave plenare të Kuvendit pasi shumë ligje po presin për t’u miratuar.

Apostolova theksoi se në bordet e agjencive të pavarura nuk duhet të jenë njerëzit e akuzuar dhe se numri i tyre duhet të zvogëlohet. Ajo theksoi se lufta kundër korrupsionit duhet të vazhdojë, pasi është një prej kushteve për liberalizim.

“Do të dëshironim të shohim në kuadër të agjencive të pavarura që janë në numër shumë të madh të shkurtohen, bordet duhet të zgjedhën në mënyrë transparente, ne presim që nuk do të ketë rol politika dhe nepotizmi. Po ashtu ne duam të shohim njerëzit që kanë kredibilitet viza-vi popullatës Kosovës, po mendoj për njerëzit nëse kanë akuza apo procedua ligjore, sepse ata nuk duhet të jenë pjesë e këtyre agjencive”, tha Apostolova.

Ndërsa kryetari i Komisionit për Bujqësi, Daut Haradinaj, kërkoi ndihmën e BE-së pasi ende kanë nevojë. Ai tha se Kosova ende nuk ka ligj për bukën dhe shumë ligje tjera, andaj iu duhet ndihma e BE-së. Mirëpo, pati kritika për Zyrën e BE-së, ku s’ka pasur fleksibilitet kjo Zyrë, dhe ka dështuar qenë ideator i dështimit të disa ligjeve në Kosovë.

“Në praktikën e mandatit të kaluar nuk ka pasur shumë fleksibilitet prej Zyrës së BE-s në Kosovë, po shpresojmë që tash kanë filluar më mirë. E kemi ligjin e pyjeve që është mbështetur prej shumë organizatave dhe i ka gjashtë vjet që sillen nëpër korridore, sjellët në kuvend rrëzohet, e kujt i interesojnë ato agjenda unë nuk e di. E kemi ligin për Brezovicën, ku me sugjerimin e faktorit ndërkombëtar, i cili duket se është një ligj fatkeqësisht i dështuar dhe ka krijuar hapësirë për me shkatërruar atë zonë. Kemi edhe shumë tema tjera, po ashtu jemi bashkëpërgjegjës për shkak se në Kosovë faktori ndërkombëtar është prej ’99-tës, ne fillim UNMIK-u, më vonë ICO, EULEX me numër të madhe dhe me buxhet të jashtëzakonshëm, kështu që jemi bashkëpërgjegjës për kritere”, tha Haradinaj.

Ai ka thënë se edhe Kosova disa prioritete, siç është sundimi i rendit dhe ligjit, arsimit, si dhe shëndetësinë.

Haradinaj e quajti kusht të padrejtë demarkacionin për liberalizimin e vizave, derisa e quajti prioritet të lartë shndërrimin e FSK-së në ushtri, për të cilin tha se do të bëhet patjetër.

“Transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës e kemi përtej prioritetit dhe besoj që kemi me arrit, por natyrisht që ne do të kërkojmë mbështetjen edhe prej juve në këtë drejtim. E kemi Demarkacionin, që mendojmë se është një kusht I pa drejtë për liberalizimin e vizave, por jam optimist se edhe këtu do të gjejmë zgjidhje, bashkëpunim me Malin e Zi, sepse kemi raporte të mirë, mirëpo këto gjithmonë ndërlidhen në fund edhe me zhvillimin ekonomik që pothuajse Kosova është në gjendje jo të mirë. Kur folët për Borde e për agjenci tashmë ju e dini që kemi një marrëveshje edhe me Ambasadën Angleze që do të jetë e mbikëqyrur përzgjedhja e anëtarëve të agjencive dhe bordeve pikërisht për mos me pasur më nepotizëm ose politizim në kuptimin partiak”, theksoi Haradinaj.

Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, tha se janë vonuar në disa procese, duke përfshirë edhe agjendën evropiane. Isufi shtoi se ata si parti janë zotuar se do të punojnë që ligjet të plotësohen e ndryshohen që të bëhen me standarde me Aqui Comunitere

Komentet

Shto koment

Të ngjashme