Arbëri

Kryeministri priti familjen e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim familjen e Heroit të Kosovës, Agim Ramadani, bashkëshorten Shukrijen me djalin Edonin, vëllezërit Qazimin e Jasharin, si dhe nipërit Sami Ramadani dhe Muhamet Hajrullahu.

Haradinaj është shprehur se Kosova gjithmonë do të dijë të çmojë heronjtë e saj, “së këndejmi nëse çmohet Agimi dhe bashkëluftëtarët e tij, shoqëria e çmon veten dhe rrugën e saj euroatlantike”.

Kryeministri tha se ai, si askush tjetër, është në dijeni për sfidat nëpër të cilat kalojnë familjet e dëshmorëve, e sidomos familjet që kanë dhënë heronj për lirinë e atdheut, të cilat janë të interesuara për qeverisje të mirë dhe për ruajtjen e vlerave të lirisë.

“Familjarët e Agim Ramadanit e kanë përgëzuar Ramush Haradinajn për zgjedhjen e tij kryeministër i Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke i uruar suksese në jetën institucionale të vendit”, përfundon komunikata e Qeverisë.