Kryetari i grupit punues të sapothemeluar të Serbisë për dialogun e brendshëm rreth Kosovës, Marko Gjuriq, i tha Radio-Televizionit të Serbisë se qëllimi i grupti është shqyrtimi i spektrit të gjerë të qëndrimeve dhe përzgjedhja e ideve më të spikatura dhe përmbledhja në një vend, me qëllim të fuqizimit të pozicionit të Beogradit, transmeton Koha.net.
Ai ka sqaruar se në grupin punues do të përfshihen të gjitha ministritë, kurse për fazën e dytë të këtij dialogu (të brendshëm) tha se do të nisë javëve në vijim.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është shumë e rëndësishme që të gjithë në Serbi që veprojnë e mendojnë politikisht, komuniteti akademik, opinioni shkencor, intelektualët, qytetarët e thjeshtë, e gjithë shoqëria të përfshihet në zgjidhjen e problemit, meqë përballë kemi miliona shqiptarë, të cilët kanë punuar brez pas brezi punojnë aktivisht në realizimin e qëllimeve të veta kombëtare”, citon RTS Gjuriqin.
Ai ka thënë se ky do të jetë debati publik më i rëndësishëm i parë ndonjëherë ndër gjenerata.
Sot do të duhej të fillonte zbatimi i Marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës për gjyqësorin, ka rikujtuar ai, dhe ka shtuar:
është hera e parë nga viti 1999 që të kemi gjyqësor me shumicë serbe, me kryetar të gjyqit serb në Mitrovicë dhe prokurori me shumicë serbe. Pres që kjo punë e madhe dhe e rëndësishme për popullin serb në Kosovë e Metohi të kryhet deri të premten, sikundër edhe të gjitha parakushtet me vështrim të kompensimeve të veçanta për gjyqtarë e prokurorë, për çka Qeveria do të marrë vendim”, ka thënë Gjuriq.
Ai po ashtu ka thënë se për serbët në Kosovë ka rëndësi të kenë siguri juridike, si në veri ashtu edhe në mjediset në jug të Ibrit, nga do të jenë qindra serbë të punësuar në gjyqësor, transmeton Koha.net.