Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aposotolova takon përfaqësuesit e LDK-së dhe AAK-së, bisedojnë për reformën evropiane

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, takon sot shefat e grupeve dhe komisioneve parlamentare, ku do të takohet me përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Sipas njoftimit për media nga zyra e Bashkimit Evropian, qëllimi i takimeve është të kuptohen prioritetet e përbërjes së re të Kuvendit, të informohen deputetët me prioritetet e BE-së për periudhën e ardhshme dhe të diskutohen mënyrat se si BE-ja në Kosovë mund të mbështesë deputetët në zbatimin e reformave që ndërlidhen me agjendën evropiane.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Këto reforma rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) dhe mekanizmat përkatës - Agjenda e Reformës Evropiane (ERA) dhe Programi i Reformës Ekonomike (ERP); Strategjinë e Zgjerimit dhe Raportin për Kosovën; Udhëzimet për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë; Agjendën e Ndërlidhjes; dhe dokumentet tjera relevant”, thuhet në njoftim.

Ditë më parë shefja e zyrës së BE-së ka takuar përfaqësuesit e PDK-së dhe VV-së me të cilët ka diskutuar po të njëjtat tema.