Arbëri

Britania e Madhe interesuar për shëndetësinë Kosovës

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani priti sot në takim deputetë të Dhomës së Përfaqësueseve dhe Dhomës së Lordëve të Parlamentit të Britanisë së Madhe, me të cilët bisedoi për shëndetësinë, njofton kumtesa ministrore, transmeton koha.net.

Rrahmani njoftoi deputetët me sistemin shëndetësorë të Kosovës, me aktivitetet që janë duke u zhvilluar në kuadër të reformës së shëndetësisë, bashkëpunimin e mirë me organizatat ndërkombëtare në fushën e shëndetësisë dhe mbështetjen e fuqishme të tyre në këtë aspekt si dhe për përgatitjet përfundimtare që po bëhen nga MSH, për fillimin e mbledhjes së premiumeve shëndetësore.

Deputetët shprehen gatishmërinë e tyre për të mbështetur Kosovën në fushën e shëndetësisë në format e mundshme të bashkëpunimit mes dy shteteve.