Kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka paditur për shpifje kandidatin e Vetëvendosjes për kryetar të kësaj komune në zgjedhjet e 22 tetorit, Ajet Potera.
Avokati i Veliut, Besnik Berisha, ka konfirmuar se padia është për “deklarimin e Ajet Poterës, në emisionin “Interaktiv” të KTV-së, të datës 10 tetor 2017, i cili në mes tjerash kishte deklaruar se Agim Veliu kishte marrë haraç për dhënien e një leje të biznesit”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPotera: Veliu mori 34 mijë euro për lejen e një biznesi që nuk u bë
“Agim Veliu i cilëson këto deklarime si të pavërteta, tendencioze dhe me qëllimin e vetëm për të dëmtuar reputacionin e tij dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Veliu pret nga Gjykata që të aprovojë kërkesëpadinë si të drejtë dhe të ligjshme brenda një afati kohor te arsyeshëm”, ka thënë Berisha.
Akuzat për haraç në Podujevë, biznesmeni thotë se paratë ia kërkoi drejtori i urbanizmit