Policia konfirmon arrestimin e Milaim Zekës

Policia konfirmon arrestimin e Milaim Zekës

16 tetor 2017 16:07

Është arrestuar deputeti i Nisma për Kosovën, Milaim Zeka.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për Koha.net, ku ka thënë se e kanë intervistuar për veprën “Mashtrim” dhe “Shmangie nga tatimi”.

“Mund t'ju konfirmojmë se sot Policia e Kosovës ka intervistuar personin me inicialet M.Z. lidhur me veprën që ndërlidhet me "Mashtrim” dhe shmangie nga tatimi”, ka thënë për Koha.net Policia e Kosovës.

Tutje ka shtuar se lidhur me këtë rast Policia e Kosovës të gjitha veprimet e mëtejme do t’i ndërmarrë në konsultim dhe koordinim me prokurorinë kompetente.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

bekim mitrovica17/10/2017 10:33

hajni i flliqte normal ban me gish te te tjeret e veten nuk e sheh.

Shto koment

Të ngjashme