Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Premtime për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti anëtarë të sindikatës së zjarrfikësve me të cilët diskutuan për sfidat me të cilat ballafaqohen ata gjatë kryerjes së punëve së përditshme, njofto kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Në këtë takim veçanërisht u diskutua për zgjidhjen e statusit të zjarrfikësve dhe për përmirësimin konkret të kushteve të tyre të punës. Me këtë rast ministri Sefaj theksoi se është duke analizuar situatën e përgjithshme për të bërë hapa konkret në përmirësimin e kushteve të zjarrfikësve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërkaq përfaqësuesit e zjarrfikësve vunë në pah se problem kryesor i zjarrfikësve është mos harmonizimi i pagave dhe pozitave, kushtet në objektet ku punojnë dhe më kryesorja janë pajisjet e vjetruara me të cilat operojnë zjarrfikësit.