Kyle Scott: Nuk përzihem në punët e Serbisë

Kyle Scott: Nuk përzihem në punët e Serbisë

16 tetor 2017 13:11

Ambasadori SHBA-së në Beograd Kyle Scott ka deklaruar sot se nuk përzihet në punët e brendshme të Serbisë porse komenton disa ngjarje në këtë vend, transmeton Koha.net.

"Është interesante dhe ironike se nëse pozitivisht e komentoj dialogun e brendshëm për Kosovën, nuk ka reagime. Edhe nëse përshëndes zhvillimin dhe përparimin në reformat ekonomike, atëherë askush asgjë. Por nëse publikoj diçka kritike,atëherë reagimet janë të tjera", citon beta të ketë thënë Scott.

kështu ka reaguar ndaj akuzave të jetë përzier në punët e brendshme të Serbisë pasi kritikoi në Twitter praninë e Vladimir Lazareviqit, të dënuar nga Haga për krime lufte në Kosovë në një në të cilin fjalë lavdërimi për të tha ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme