Arbëri

Vjosa Osmani, kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme

Komisioni për Punë të Jashtme ka mbajtur mbledhjen e tij konstituive. Ky komision do të ketë 11 anëtarë, dhe kryetare e këtij komisioni është zgjedhur Vjosa Osmani nga LDK-ja.

Zëvendëskryetarja e parë Time Kadrijaj, zëvendëskryetar i dytë Danush Ademi nga 6+, Aida Dërguti nga VV, Visar Ymeri nga VV, Dukagjin Gorani nga VV, Doruntinë Maloku nga LDK, Elmi Reçica nga PDK, Evgjeni Thaci nga PDK, Zafir Berisha nga Nisma për Kosovën, Srgjan Mitroviq nga Lista Serbe.

Me këtë rast, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Vjosa Osmani, tha se, “kjo është një fushë që kërkon bashkëpunim jashtëzakonisht të madh të partive politike dhe shpresoj se do të arrihet mirëkuptim”, transmeton KP.

Ajo tha se ky komision ka pasur raste kur nuk ka qenë shumë aktiv duke shpresuar se kësaj radhe do të jetë superaktiv.

Zëvendëskryetarja e parë, Time Kadrijaj, tha se janë një ekip i mirë e që sipas saj politika duhet të jetë jashtë komisioneve parlamentare.

Pjesë e planit të këtij komisioni është edhe raportimi i komisionit të ri për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi, e që kjo pikë ngjalli reagime të anëtares së AAK-së Time Kadrijaj dhe anëtarit të Vetëvendosjes Dukagjin Gorani.

E para tha se kryeministri Haradinaj, ka bërë një komision dhe se duhet t’i ipet hapësirë këtij komisioni duke shtuar se i beson plotësisht asaj që Haradinaj do të bëjë zgjidhjen më të mire të mundshme sa i përket kësaj teme.

Por Dukagjin Gorani nga VV i tha asaj se “është punë e juaja se a i besoni apo jo”.